Kuriozitet

Teknikat e reja të pastrimit: Buka e bardhë dhe qumështi për dyshemenë e muret

Merrni në konsideratë përdorimin e qumështit pa yndyrë në dyshemenë me pllaka guri, ose bukë të bardhë në tapiveri, kanë këshilluar ekspertët e trashëgimisë. Por, kanë theksuar që të mos ndiqen këshillat e amviseve të cilat përdornin patate për të pastruar pikturat prek vaji ose salcën “Worcestershire” për të lustruar argjendin.

Ndërsa disa njerëz përgatiten për pastrimin e pranverës, Trashëgimia Angleze, ka zbuluar disa nga këshillat më të mira për pastrim - dhe më të këqijat.

Ka shumë për të mësuar nga njerëzit që nuk kanë pasur mundësi tjetër veçse të përdorin çfarë ishte në dispozicion, ka thënë Amber Xavier-Rowe, kryetare e ruajtjes dhe mbrojtjes së koleksioneve në Trashëgiminë Angleze, shkruan Guardian.

Një shembull i mirë, ka thënë ajo, është qumështi pa yndyrë në dyshemetë prej guri, e cila zyrtarisht është provuar nga ekipet e ruajtjes që kanë eksperimentuar gjatë izolimit të COVID-19, në dyshemetë e një shtëpie të madhe.

Nga llojet e qumështit që ishin përdorur, ai pa yndyrë kishte pasur më së shumti efekt në pastrimin e dyshemesë.

Pastrimi i tapicerive me bukë të bardhë është po ashtu një zgjidhje e mahnitshme. “Ka efekt, megjithatë duhet të jetë bukë e bardhë dhe e freskët”, ka thënë Xavier-Rowe.

Disa nga mënyrat e pastrimit që nuk këshillohen shumë e që janë përdorur në të kaluarën, është spërkatja e qilimit me gjethe të lagura të çajit para fshirjes. Një tjetër teknikë është pastrimi i pikturave të vajit, me një copë patateje.

{gallery}