Kuriozitet

Vogëlsitë e botës

Libri i Rekordeve “Guinness” ka të përmbledhura gjërat më të shpejta, më të rëndat, më të mëdhatë apo të gjatat. Por nganjëherë ato që mahnitin janë të vegjlit e botës.

Cilat janë gjësendet apo kafshët më të vogla në histori, mësoni përmes listës së mëposhtme:

Me vetëm 5 milimetra të gjatë, në Tokio të Japonisë u krijua pajisja ‘fidget spinner’ më e vogël në botë. Kjo ndodhi në nëntor të 2017-s.

Gazeta më e vogël në botë, “Terra Nostra”, peshon vetëm një gram. Ajo ka dimensione prej 18.27 dhe 25.35 milimetrash. Më 2012 u shitën 3000 kopje të saj në Portugali.

Image

Qeni më i vogël i gjallë është një Chihuahua me gjatësi vetëm 9.65 centimetra gjatësi. Matja e tij u bë më 21 shkurt 2013. Kur mbushi një vit, ky qenush peshonte 567 gramë.

4.5 milimetra është gjatësia e lugës më të vogël të drurit në botë. Kjo u prodhua në Indi.

Image

Zogu më i vogël në botë është nga Kuba. Ai është vetëm 57 milimetra i gjatë në tërësi, me gjysmën që ia zë bishti. Peshon 1.6 gramë.

Image

“Club 28” është klubi më i vogël i natës në botë, me diametër 2.01 metra në lartësi, 0.92 metra në gjerësi.

Motoçikleta më e vogël në botë quhet “Smalltoe”. Me diametër të rrotave prej 16 milimetrash, Tom Wiberg nga Suedia arriti të hynte në histori me këtë motoçikletë të cilën e drejtoi për 10 metra.

Ramkumar Sarangapani nga India mban 18 rekorde të botës. Një nga to është krijimi i letrave më të vogla të bixhozit. Ato vijnë me diametër prej 7x5x4.86 milimetrash.