Kuriozitet

Vajza amerikane heq maskën dhe kollitet afër shoferit të taksit, arrestohet

Descriptive Text

Një vajzë në San Francisko e cila kishte refuzuar të mbante maskë në një taksi “Uber” dhe më pas kishte sulmuar vozitësin me një sprej, është arrestuar.

Malaysia King 24 vjeçare është duke u përballur me akuza për dhunim të shëndetit publik dhe të ligjeve të sigurisë.

Në një video të shpërndarë nga vozitësi i taksit, shihen tri vajza të ulura në ulësen e pasme të veturës teksa njëra prej tyre heq maskën dhe kollitet pranë vozitësit.

Policia ka thënë se e dyshuara e dytë, 24 vjeçarja Arna Kimiai është vetëdorëzuar, shkruan BBC.

Sipas Policisë, hetimet lidhur me incidentin e 7 marsit janë duke vazhduar.

Në akuzat e bëra nga vozitësi Subhakar Khadka, 32 vjeç thuhet se e dyshuara ka refuzuar të mbante maskën gjatë transportit dhe po ashtu është përpjekur që t’i vidhte atij telefonin e po ashtu ka përdorur sprej.

Në masat e San Franciskos për parandalimin e COVID-19 përfshihet mbajtja e maskës duke mbuluar gojën dhe hundën, distanca prej 2 metrash me njerëz që nuk janë të familjes dhe po ashtu gjatë përdorimit të transportit publik.