Kuriozitet

Egjiptiani thyen rekordin për kërcimin më të lartë nga uji

Descriptive Text

Nuk është delfin, por Omar Sayed Shaaban “fluturon” mbi ujë sikur të ishte një i tillë. 21-vjeçari nga Egjipti ka thyer rekord botëror për kërcimin më të lartë nga uji, duke arritur lartësinë prej 2.3 metrash.

Kjo është hera e parë që ky rekord thyhet në nëntë vjet.

I shkuari mbahej nga Cesare Fumarola, Stefano Figini dhe Soliman Sayed, të cilët secili arritën të kërcenin në lartësinë prej dy metrash.