Kuriozitet

Blerjet në internet u ndihmojnë të moshuarve ta kalojnë më lehtë izolimin

Descriptive Text

86-vjeçarja Paula Mont ka filluar blerjen online pas qëndrimit në shtëpi për shkak të masave kufizuese për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Interneti është bërë një lidhje kyçe me botën e jashtme gjatë pandemisë. Pandemia i ka motivuar shumë prej njerëzve që kanë qenë në izolim të kryejnë blerje online, ushqime dhe gjëra të tjera.

65-vjeçarët vitin e kaluar ishin në mesin e popullatës që shpenzonin më së paku në blerje, megjithatë gjatë pandemisë janë grupi që shumë shpejt po shpeshtojnë blerjet online. Por, sfida e të moshuarve është përdorimi i internetit ose i një telefoni të mençur, gjëra të cilat nuk i kanë përdorur shumë në të kaluarën, shkruan AP.

93-vjeçarja Iris Berman ka blerë këpucë online, por kur shikimi iu përkeqësua asaj i ka ndihmuar i biri i cili punon në fushën e teknologjisë.

Ndërsa, 72-vjeçarja Lynette White, blen rroba dhe gjëra shtëpie nga Amazoni përmes iPhones së saj.