Kuriozitet

Trump ka mbi 315 milionë euro borxh kreditorëve gjermanë e amerikanë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pasur deri kah gjysma e qershorit të këtij viti të paktën 315,6 milionë dollarë borxhe personale ndaj kreditorëve gjermanë, amerikanë dhe të tjerë, është bërë e ditur në raportin e njësisë federale për etikë.

Në raport thuhet se Trump kishte rreth 20 milionë dollarë të hyra nga hapja e hotelit të ri të Washingtonit në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në shtator të vitit të kaluar, ndërsa të hyrat nga pushimorja luksoze "Mar-a-Lago" në Floridë, në të cilën ka pritur liderët e huaj, janë rritur, transmeton Index.hr.