Kuriozitet

Nervozizmi i Gjokoviqit bëhet hit në rrjete sociale

Tenisti i njohur serb, Novak Gjokoviq, është bërë hit në rrjetet sociale pasi humbi toruan në një ndeshje të martën në “Australian Open”.

Pasi humbi një pikë, serbi goditi fuqishëm fushën me reketin e tij duke e dëmtuar edhe dyshemenë.

33-vjeçari megjithatë fitoi meçin ndaj gjermanit Alexander Zverev e pas lojës u shpreh më i qetë.

Kjo s’është hera e parë që Gjokoviqi humb kontrollin në fushën e blertë. Ai pak kohë më parë ishte eliminuar nga turneu në SHBA pasi kishte hedhur topin me fuqi në drejtim të një gruaje pjesë e ekipit të turneut. Atë kohë, Gjokoviqi kishte kërkuar falje.