Kuriozitet

27-vjeçarja vdes nga kanceri, disa javë pasi mjekët i thanë se është shëruar

Descriptive Text

Britanikja Ashleigh Whitaker ka vdekur nga një kancer i rrallë, vetëm disa javë pasi mjekët i thanë se është shërua, raporton Daily Mail të martën.

27-vjeçarja luftoi me kancerin për një vit, përpara se t'i jepej lajmi mahnitës për shërimin e saj në dhjetor.

Partneri i saj, Mitchell Antrobus, ka thënë se e fejuara e tij ishte e ngazëllyer për të ardhmen dhe madje kishte filluar të shikonte për fustanin e nusërisë.

Sidoqoftë, gëzimi u kthye në makth më 30 janar kur ajo filloi të ndihej keq dhe u dërgua me urgjencë në spital më 2 shkurt për mjekim.

Brenda disa orësh mjekët identifikuan që kanceri i saj ishte kthyer dhe, vetëm një ditë pasi u shtrua në spital, vdiq.

Stilistja nga Haslingdeni lë pas partnerin Mitchell dhe djalin e tyre 10-vjeçar, Jordan.