Kuriozitet

Krijohet koncepti i ishullit që do të ndërtohet nga njeriu e ku shtëpitë kushtojnë deri në 1 miliard dollarë

Jetesa në një ishull, me të gjitha kushtet e nevojshme dhe jo shumë larg vendeve të urbanizuara do të ishte ëndërr për shumëkënd.

Kohëve të fundit është parë një rritje e madhe e kërkesës për ishuj privatë edhe si pasojë e pandemisë me Covid-19 që futi një pjesë të madhe të botës në një ngërç.

Interesimi për tu vendosur në një strehë të sigurt në mes të detit është shumë i lartë dhe për këtë arsye Grupi “Blue Estate” është duke zhvilluar plane për të ndërtuar ishullin me të njëjtin emër ku çmimet e pronave fillojnë nga rreth 20 mijë dollar e deri në 1 miliardë dollar, shkruan CNN.

Ishulli planifikohet të ndërtohet në një distancë prej 90 minutash nga Miami, do të ketë madhësinë sa gjysma e Monakos dhe do të mund të strehoj deri në 15 mijë banorë të përhershëm.

I vendosur në një udhëtim 25-minutësh me aeroplan nga kryeqyteti i Bahamas Nassau dhe pak më pak se 90 minuta nga Miami, ishulli do të masë 4.921 metra me 3,280 metra (1,500 metra me 1000 metra), një zonë gjysmën e madhësisë së Monakos dhe mund të strehojë deri në 15,000 banorët e përhershëm.

Ata që do të arrijnë të bëhen pjesë e këtij ishulli do të kenë kënaqësinë të qëndrojnë më shumë se 340 ditë në vit në rreze të diellit.

Kjo pronë do të ketë villa të madhësive të ndryshme dhe po ashtu të çmimeve të ndryshme ndërkohë që pothuajse secila prej tyre do të qasje dalje në det.