Kuriozitet

Kapiteni 100-vjeçar në Britani infektohet me COVID-19

Kapiteni Tom Moore është pranuar në spital pas infektimit me koronavirus, ka thënë vajza e tij.

100-vjeçari i cili ka mbledhur rreth 33 milionë funte për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, u shtrua në spitalin e Bedfordit pasi kishte probleme me frymëmarrje ka thënë Hannah Ingram-Moore përmes një postimi në Twitter.

Ajo tha se ai është duke u trajtuar për pneunomi për më shumë se disa javë dhe në fund rezultoi pozitiv për koronavirus. Ajo shtoi se babai i saj nuk është në trajtimin intensiv.

Një zëdhënës nga familja tha që kapiteni Sir Tom nuk e ka marrë ende vaksinën anti-Covid.

Kryeministri Boris Johnson përmes një postimi në Twitter ka shkruar “Ti e ke inspiruar tërë kombin, dhe unë dhe të gjithë të urojmë shërim të shpejtë”.