Kuriozitet

Në stinë të dimrit, alpinistët nga Nepali arrijnë majën e dytë më të lartë në botë

Një ekip i alpinistëve nga Nepali ka arritur majën e dytë më të lartë në dimër. Maja e quajtur K2, ndodhet në Azi, ndërsa alpinistët e arritën këtë në stinën e dimrit, duke u cilësuar si arritja më e madhe ndonjëherë në këtë zonë.

K2, përgjatë kufirit Pakistan-Kinë, është jashtëzakonisht sfiduese, me erëra të forta dhe temperatura nën zero, shkruan BBC.

Një nga anëtarët kryesorë të ekipit është një ish-ushtar i forcave speciale Gurkha dhe Britanike, Nirmal Purja.