Kuriozitet

Majmunët vjedhin gjërat personale të turistëve dhe u kërkojnë ushqim për t’ua kthyer

Majmunët që jetojnë në tempullin e Uluwatu në Bali të Indonezisë vjedhin qëllimisht gjëra nga turistët dhe i shfrytëzojnë ato për pazare, për të fituar ushqim, thotë një studim i fundit.

Sjellja e paprecedentë e majmunëve është vëzhguar nga hulumtuesit e Universitetit të Lethbridge në Kanadë, shkruan Daily Mail të shtunën.

Majmunët kujdesen që të vjedhin gjëra nga më të vlefshmet nga turistët, siç janë telefonat e mençur dhe më pas po i shfrytëzojnë plaçkitjet e tyre për të kërkuar ushqim.

Hulumtuesit kanë vëzhguar xhirimet e majmunëve mes viteve 2015-2016.

Gjatë vrojtimit të sjelljeve të tyre, majmunët ua kthejnë gjërat personale turistëve vetëm pasi konsiderojnë se u është dhënë sasia e mjaftueshme e ushqimit.