Kuriozitet

103-vjeçari merr vaksinën anti-Covid, komentuesit e quajnë “të çuar dëm”

Descriptive Text

Basilio Pompei është personi më i moshuar që ka marrë vaksinën anti-Covid.

Italiani, 103-vjeçar, u bë i njohur dhe temë diskutimi pikërisht për këtë çështje. Komentues të shumtë kanë reaguar pas vaksinimit të tij duke thënë se është “e padobishme” ta vaksinosh një 103-vjeçar, para personave që kanë më shumë nevojë.

“Në moshën 103-vjeçare do kisha hequr dorë nga vaksinimi. Deri tani mund të vdisja nga pleqëria”, shkruan një komentues në Facebook.

Në anën tjetër, ka pasur komentues që i kanë dalë krah Pompeit, duke e falënderuar atë dhe brezin e tij për sakrificën e bërë ndër vite.

“Falënderoj z.Basilio dhe tërë brezin e tij dhe brezat e tanishëm mbi të 80-at që kanë bërë për ne”. I falënderoj për sakrificat e tyre dhe ju kërkoj falje sepse shpesh nuk jemi të denjë për ta”, shkruan një tjetër.

103-vjeçari pas vaksinimit ka thënë se për të, nuk ka asnjë ndryshim.

“S’ka asnjë ndryshim për mua. Në 1o3 vjet kam provuar të gjitha llojet e vaksinave dhe kjo nuk ishte diçka ndryshe nga të tjerat. Nëse dikush shkruan ose komenton, nuk kam asgjë për të thënë”, ka deklaruar ai.

Pompei ishte një kasap nga Pontassieve e Firencës. Ai ishte depërtuar pas armëpushimit të 8 shtatorit 1943, ku dy vjet qëndroi në një kamp përqendrimi ne Poloni.