Kuriozitet

Zhytësi danez ia thyen rekordin vetes për herë të dytë

Zhytësi i njohur danez, Stig Severinsen, ka regjistruar një tjetër titull në Librin e Rekordeve Guiness. Ai kësaj radhe notoi për një distancë më të gjatë nën ujë, duke përdorur pendët e ujit.

47-vjeçari, katër kampion në zhytje të lirë, arriti distancën e re prej 202 metrave në La Paz të Meksikës, më 26 nëntor.

Ai ia theu vetës rekordin e kaluar, të 9 shtatorit 2016, ku kishte arritur 25 metra më pak se kësaj radhe. Zhytja në rekord u zhvilluar në një zonë të bukur bregdetare, e cila thuhet se është duke u kërcënuar nga ndotjet.

Stigu ka deklaruar se me arritjet e tij, shpreson t’ua kujtojë njerëzve që duhet lënë pas angazhimet dhe të kujdesen për mbrojtjen e natyrës. Ai ka bërë thirrje që të mos kufizohen ëndrrat apo dëshirat.

“Kur bota u godit nga koronavirusit, unë po kërkoja një mënyrë për të treguar se pandemia nuk ishte një justifikim për t’i harruar përparësitë tona. Përkundrazi, mesazhi im është se globi është një vend i mahnitshëm dhe se trupi ynë, së bashku me trurin, mund të arrijnë gjëra të pabesueshme. Në vend që të lejojmë që të paralizohemi nga frika, duhet t’i vazhdojmë përpjekjet njerëzore. Kjo duhet bërë në harmoni me natyrën, jo kundër saj”, ka thënë Stig.

Danezi kishte ndërmarr regjim intensiv të stërvitjeve para zhytjes, duke zhvilluar aspektin fizik dhe meditativ.