Kuriozitet

Aston Martin prezanton serinë e re të... atleteve elegante

Descriptive Text

Shumë marka të veturave luksoze fitimet shtesë i arrijnë nga shitja e aksesorëve të ndryshëm në emër të markës – nga orët e deri te çantat nga lëkura.

Në mesin e këtyre markave, është edhe kompania e njohur britanike Aston Martin e cila ka prezantuar linjën e atleteve elegante, transmeton Koha.net.

Këto atletet ekskluzive janë krijuar në bashkëpunim me prodhuesin e njohur të atleteve, Hogan.

Ato përbëhen nga materialet e najlonit dhe lëkurës, me detajet të cilat i ngjajnë disa elementeve të interierit të veturave të Aston Martinit.

Aston Martin planifikon që këtë linjë të atleteve ta prodhojë në një seri të kufizuar prej 3000 palëve dhe këto atlete do të jenë në dispozicion me disa ngjyra.

Çmimi i këtyre atleteve ende nuk është zbuluar, por dihet se atletet e ngjashme të Hoganit kushtojnë rreth 350 euro.

{gallery}