Kuriozitet

Gruaja me Covid-19 largoi respiratorin, mjekët u befasuan për ndryshimin në shëndetin e saj

Familja e Rohnda Withem ishte gati t’i jepte lamtumirën familjares së tyre pasi mori vendimin që ta largonte nga respirator ku ishte duke marrë frymë derisa po luftonte me koronavirusin.

Mjekët thanë se shtetasja amerikane do të jetonte ndoshta edhe për disa orë, mirëpo kur ata e hoqën, ajo filloi të gjallërohej dhe të jepte shenja pozitive.

“Kur ata ia hoqën mjetin, ajo filloi të zgjohej dhe pa motrën time teksa po na përshëndeste me dorë, deklaroi Brewer, motra e saj, shkruan cnn.

Withem, një 62-vjeçare, kishte rezultuar pozitivisht për koronavirus më 7 nëntor dhe pas vështirësimit të gjendjes, familjarët e kishin dërguar në spital ku ishte shtrirë dhe vendosur nën respirator.

Edhe pas heqjes së respirator, mjekët kishin pak shpresë se ajo do vazhdonte të qëndronte gjallë. Duke pareë 62-vjeçaren që po jepte shenja të mira, mjekët nuk besonin se ndjeheshin të hutuar.

Gruaja vazhdoi të forcohej në ditë me radhë dhe ishte në gjendje të lëvizte brenda dhomës apo edhe të bisedonte me nipërit dhe mbesat në FaceTime.