Kuriozitet

Maskë, apo fytyrë e re?

Descriptive Text

Pas një viti me pandemi, një japonez ka shpikur një maskë, që edhe pse nuk mbron nga koronavirusi, është aq reale sa ngjan me një fytyrë të vërtetë.

Shuhei Okawara ka marrë tiparet e disa burrave japonezë, duke realizuar maska perfekte 3-dimensionale. Ai ka menduar t’i nxjerrë në shitje vitin e ardhshëm, me çmim prej 950 dollarësh për copë, në dyqanin e tij në Tokio.

Maskat janë realizuar në një printer 3D dhe Okawara mendon që kërkesa do të jetë e lartë.

Ai ka në plan që të shtojë edhe fytyra të tjera në koleksionin e tij, duke përfshirë edhe fytyra të personave nga kontinentet e tjera. \ a2news