Kuriozitet

Gjenden pjesë të një asteroidi brenda kapsulës hapësinore

Descriptive Text

Shkencëtarët kanë parë disa copëza të zeza të shkëmbit dhe tokës nga një asteroid pasi hapën një kapsulë që u kthye nga hapësira një javë më parë.

Është rasti i parë i rëndësishëm i materialit që u dërgua në Tokë nga një shkëmb hapësinor dhe u kap vitin e kaluar nga anija kozmike japoneze Hayabusa-2.

Studiuesit filluan hapjen e kapsulës në Sagamihara, Japoni. Ata besojnë se mund të përmbajë grimca shkëmbi dhe toke nga goditja e parë e Hayabusa-2 ndaj asteroidit në 2019.

Shkencëtarët donin të mblidhnin material të pacenuar nga Ryugu(asteroidi) që nuk ishte ndryshuar nga ekspozimi ndaj mjedisit të hapësirës. Për ta bërë këtë, atyre iu desh të përdornin një ngarkesë shpërthyese për të çuar një predhë bakri në sipërfaqen e asteroidit.

Asteroidët janë materiale ndërtimi të mbetura nga formimi i Sistemit Diellor. Ata janë bërë nga të njëjtat gjëra që hynë në krijimin e botëve shkëmbore si Toka, por vazhduan të endeshin të lirë, në vend që të përfshiheshin në planet.

Ka të ngjarë të jetë çliruar nga toka e mbledhur nga asteroidi dhe është mostra e parë në botë e gazit, e kthyer nga hapësira.

Kur anija arriti në shënjestrën e saj në 2018, shkencëtarët u befasuan nga sa e errët ishte Ryugu. Ngjyra e tij e papritur madje i detyroi kontrolluesit të rregullonin sensorin e lartësisë lazer të përdorur kur anija u afrua në sipërfaqen e asteroidit/TCH nga BBC.