Kuriozitet

Gjarpërinjtë në Australi po futen nëpër shtëpi, qytetarët këshillohen t'i mbyllin dyert dhe dritaret

Australianët po paralajmërohen të mbyllin dritaret dhe të mbulojnë boshllëqet në dyert e tyre, ndërsa moti i lagësht dhe i egër “detyron” gjarpërinjtë të largohen nga shkurret dhe të futen në shtëpitë e njerëzve.

Australia është goditur nga moti i keq, me përmbytje ditët e fundit, duke shkaktuar erozion masiv bregdetar.

Reshjet e shiut kanë përmbytur habitatin natyror të gjarpërinjve dhe kanë detyruar zvarranikët vdekjeprurës të zhyten në periferi.

"Kur bie pak shi, gjarpërinjtë hyjnë nëntokë dhe futen në vrimat e tyre të fshehura dhe presin që shiu të pushoje. Por kur kemi shumë reshje shiu, të gjitha ato vrima mbushen me ujë, kështu që gjarpërinjtë dalin jashtë duke kërkuar një vend të thatë e të ngrohtë. Kështu që ata strehohen në verandat e njerëzve, në makinat e tyre dhe brenda shtëpive", tha Luke Huntley, një person që merret me kapjen e gjarpërinjve, transmeton Shqip.

Ai tha se merr me dhjetëra telefonata në ditë nga njerëz të tmerruar pasi kanë parë zvarranikët, ndërsa shton se kush jeton në Australi duhet të duhet të jetë i vetëdijshëm për gjarpërinjtë. Ai tha se ata duhet të mbyllin dritaret dhe dyert si dhe të izolojnë boshllëqet në shtëpi dhe të tregohen të kujdesshëm.