Kuriozitet

Një grua në Australi bie nga një shkëmb në përpjekje për ta bërë një fotografi

Një grua në Australi ka rënë nga një shkëmb duke u munduar të bënte fotografi në një vend të pasigurt.

Rosy Loomba, 38-vjeçare, ishte me burrin dhe fëmijën e saj kur aksidenti ndodhi në parkun nacional të Grampians në shtetin e Viktorias. Ata ishin në Boroka Lookout, një rrugicë buzë shkëmbit që ka një pamje panoramike me male prapa.

Policia thotë se Loomba u ngjit duke i anashkaluar barrierat dhe shenjat e rrezikut, për të pozuar në shkëmbin kur ishte duke shëtitur, e pastaj ra nga 80 metra poshtë.

Dëshmitarët e dëgjuan Loomban duke bërtitur por ishte a pamundur ta ndihmonin. Policia dhe emergjenca e shtetit punuan për gjashtë orë në përpjekje për ta marrë trupin.

Kjo pjesë u bllokua për një kohë porse më vonë u lëshua.