Lëmsh

Një herë në 800 vjet fenomeni i rrallë planetar

Një herë në 800 vjet fenomeni i rrallë planetar
 

Bota së shpejti do të shohë një fenomen planetar që nuk ka ndodhur në 800 vjet.

Në 21 dhjetor, data e solsticit të dimrit, Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor dhe Saturni, i dyti për nga madhësia, do të rreshtohen në mënyrë perfekte në qiellin e natës, aq sa do të duken si një planet I dyfishtë. Do të jenë aq afër, thotë Fox News, saqë do të duken sikur preken. Kjo do të jetë e parë që prej 4 marsit 1226, që këto dy planete do të jenë kaq afër njëri-tjetrit.