Kuriozitet

Ia ndalon hyrjen Merkelit me bashkëpunëtorët lokali më i famshëm i Berlinit

Descriptive Text

Bar-lokali kult i Berlinit i ka ndaluar hyrjen kancelares gjermane, Angela Merkel, ministrit të Financave, Olaf Scholz dhe politikanëve të tjerë kryesor për shkak të mbylljes së paralajmëruar të të gjitha ambienteve hotelierike, e cila hyri në fuqi sot, raporton Spiegel.

Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger, pronarët e lokalit, e raportuan këtë nëpërmjet një video mesazhi të publikuar në Facebook.

Ata e konsiderojnë kancelaren dhe bashkëpunëtorët e saj përgjegjës për futjen e masave shtrënguese që synojnë frenimin e përhapjes së coronavirusit.

Janë gjithashtu të indinjuar edhe pronarët e lokaleve të tjera nga futja e karantinës në Gjermani, e cila ndalon funksionimin e objekteve hotelierike. Ata i referohen rezultateve të hulumtimit të Institutit Robert Koch, sipas të cilave shanset e infektimit në ambiente të ngjashme hotelierike nuk i kalojnë tre për qind.

“Disa nga këta politikanë të njëjtë kanë vendosur të mbyllin përsëri restorantet dhe të na ndalojnë të punojmë. Ne po i rendisim në listën e zezë menjëherë. Ne nuk do të jemi të lumtur t’i shërbejmë kancelares Angela Merkel, Ministrit të Financave Olaf Scholz, kryeministrit bavarez, Markus Soder, Kryetarit të Berlinit, Michael Müuler”, u shprehën ata, duke ftuar kolegët e tjerë t’iu bashkohen lëvizjes së tyre.

Ata i thonë në video Angela Merkel dhe politikanëve të tjerë “se nuk shpresojnë më në gjurin e një derri nga kuzhina e tyre”.