Kuriozitet

Shpiken syze për qentë ushtarakë

Në Shtetet e Bashkuara do të kenë syze edhe qentë që përdoren nga ushtria. Këto syze janë prodhuar enkas për të dhënë komanda nga distanca të caktuara.

Qentë ushtarakë mund të kërkojnë për eksplozivë dhe rreziqe të tjera përmes “Command Sight” por kanë nevojë për udhëzime. Kjo menaxhohet nga Laboratori i Kërkimeve të Ushtrisë Amerikane.

Aktualisht ushtarët zakonisht drejtojnë qentë e tyre me sinjale dore ose me tregues laser, mirëpo të dyja këto taktika kërkojnë që ushtari dhe qeni të jenë afër.

“AR do të përdoret për t’u siguruar qenve komanda dhe shenja, nuk është për qenin që të bashkëveprojë me të si një njeri”, tha Dr Stephen Lee, një shkencëtar i vjetër në Laboratorin e Kërkimit të Ushtrisë, shkruan BBC. 

Brenda syzeve, qentë mund të shohin një tregues vizual që ata mund të stërviten ta ndjekin, dhe ajo i drejton në vendin specifik.

Themeluesi, dr.AJ Peper, tha se projekti është ende në fazën e parë të kërkimeve.

{gallery}