Kuriozitet

Fotografi të reja të djaloshit nga Aleppo

Omran Daqneesh, është djaloshi sirian që u bë simbol i vuajtjeve civile në qytetin e Aleppos vitin e kaluar.

Pas sulmit ajror, Omran ishte filmuar teksa dukej i tronditur nga ajo që po ndodhte, por që nuk qau fare, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Nga ky sulm ajror ishte vrarë vëllai i tij i vogël e shumë njerëz tjerë përfshirë një numër të madh të fëmijëve të pafajshëm.

Gjatë mbrëmjes së sotme, ai është fotografuar në shtëpinë e tij në rrethin familjar, e që është nën kontroll të plotë të qeverisë.

{gallery}