Kuriozitet

8 qershori ndër vite

8 qershori është dita e 159-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e enjte, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

632- Vdes profeti Muhamed në Medine.

1783- Vullkan në Islandë, vdesin mbi 9,000 njerëz dhe për 7 vjet njerëzit jetojnë në grevë urie.

1918- Eklips diellor.

1953- Tornado në Michigan, vdesin 116 njerëz, lëndohen 844 dhe shkatërrohen 340 shtëpi.

1954- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, merr vendimin që nëpër restorantet e Uashington, DC, t’u shërbehet klientëve të zinj.

1984- Homoseksualiteti deklarohet legal në Wales.

2008- Të paktën 37 minatorë janë zhdukur pas një shpërthimi në një minierë qymyri në Ukrainë.

2009- Dy gazetarë amerikanë dalin fajtor pasi kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut.

2014- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mori vendim që me datën 8 qershor të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Kosovë.

2017- Britania e Madhe mban zgjedhjet e përgjithshme.

2017- Në Kosovë mbahen fushatat për zgjedhjet e parakohshme më 11 qershor.