Kuriozitet

I bëhet thirrje Twitter-it të hetojë rastin pasi ambasadori kinez pëlqeu një klip pornografik

Ambasada e Kinës në Mbretërinë e Bashkuar, i ka kërkuar Twitter-it të “bëjë hetime të hollësishme” pasi llogaria zyrtare e ambasadorit të saj e pëlqeu një klip pornografik.

Llogaria e Liu Xiaoming, ambasador i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu pëlqente postimet që kritikonin Partinë Komuniste Kineze (CCP).

Disa zyrtarë thanë se disa “anti-kinezë kishin sulmuar egërsisht” llogarinë e ambasadorit Liu, me qëllim për ta mashtruar publikun.

Twitteri ende nuk është deklaruar për këtë çështje.

Ky veprim tërhoqi vëmendjen e autoriteteve dhe publikut pasi llogaria e ambasadorit pëlqeu një video prej 10 sekondash të postuara nga një faqe pornografike, e që përmbante përshkrime në gjuhën kineze dhe pamje për të rritur.