Kuriozitet

“Elefanti më i vetmuar në botë” lirohet nga kopshti zoologjik pas 30 vjetësh

Një elefant që jetonte prej më shumë se 30 vitesh në një rrethim të vogël në kopshtin zoologjik të Pakistanit është lejuar më në fund të rinisë jetën e tij i lirë.

Grupi i bamirësisë së kafshëve që ndihmoi në lirimin e Kaavan, thotë se liria e tij është diçka për të festuar nga aktivistët e të gjithë botës.

Kaavan kishte qenë në kopshtin zoologjik të kryeqytetit pakistanez Islamabad, prej rreth 35 vjetësh, tha Martin Bauer zëdhënësi i grupit të bamirësisë ‘Four Paws’, duke shtuar se krijesës mbipeshë i është dhënë leja e udhëtimit, me shumë gjasa drejt Kamboxhias, ku ai pritet të gjejë shoqëri dhe kushte më të mira, transmeton TCH njoftimin.

Në maj gjykata e Pakistanit urdhëroi kopshtin zoologjik të Marghazar të mbyllet për shkak të kushteve të rënda dhe neglizhenës ndaj kafshëve.

Shpëtimi i kafshës solli dhe vëmendjen e këngëtares amerikane Cher, e cila loboi për transferimin.

Bauer shtoi: “Kontrollet mjekësopre konfirmuan se Kaavan është mjaftueshëm i fuqishëm për të udhëtuar drejt rezervatit në Kamboxhia. Por rekuperimi i tij është një proces i gjatë pasi përvec plagëve fizike janë dhe ato psikologjike siç është vetmia dhe më pas humbja e partneres.”