Kuriozitet

Prindërit ia “vjedhin” biçikletën për t’ia dhënë një mësim në jetë

Prindërit i kanë dhënë një mësim vajzës së tyre duke ia “vjedhur” biçikletën, të cilën ajo nuk e kishte mbyllur me dry kur po blinte diçka në një dyqan.

Lucy-Leigh Redfern, 10-vjeçare, ishte porositur nga nëna Becca Baker, 37-vjeçare, dhe njerku i saj Steve Brown që ta mbyllte me dry biçikletën që ia blen për 150 dollarë.

Por kur Lucy harroi ta mbyllte biçikletën, prindërit vendosën që t’ia jepnin një mësim.