Kuriozitet

Tajvani, i lodhur nga Kina, ndërron dizajnin e pasaportës

Foto: Reuters

I lodhur me presionin e Kinës në kulmin e pandemisë dhe me përpjekjet e reja kineze për të rikthyer sovranitetin mbi të, Tajvani ka bërë të ditur se do të ridizajnojë pasaportën për t’ia përmirësuar edhe më shumë reputacionin emrit të ishullit.

Pasaporta e re, që pritet të nxirret për qytetarët nga janari, ka hequr fjalët angleze, “Republika e Kinës”, megjithëse emri do të mbetet në alfabetin kinez. Në dokumentin e ri do të zmadhohet fjala Tajvan në gjuhën angleze, transmeton KOHA.

Qeveria tajlandeze në ditën e prezantimit të pasaportës së re ka thënë se ka qenë i domosdoshëm ndryshimi i dokumentit, që simbolizon sovranitetin e vendit, për shkak se tajvanezët ngatërroheshin me shtetasit kinezë.

Qeveria kineze e ka quajtur të ulët vendimin e Tajvanit, duke kujtuar se do të mbetet pjesë e pandashme e Kinës.