Kuriozitet

Qeni ‘këngëtar’

Besohej se ky tip i qenve është zhdukur 50 vjet më parë, porse diku në Guinea, është parë përsëri.

Ky qen që po e dëgjoni në video këndon. Një i tillë është parë këtyre ditëve, raporton CNN.

Është një racë jashtëzakonisht e rrallë, dhe njihet për lehjet e ulërimën unike. Është në gjendje të prodhojë tinguj harmonikë që janë krahasuar edhe me thirrjet e një balene.

Janë vetëm 200 qenë të këtij lloji që ruhen në kopshtet zoologjike, e që janë qen të egër që janë hasur së pari në vitin 1970.

Sipas një ADN-je, në gjakun e tyre janë parë gjene shumë të rralla dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin më shumë se asnjë qen tjetër.

Qentë që sot po ruhen në kopshte zoologjike, janë rizbuluar në vitin 2016. Video është publikuar nga CCN sot porse është e vjetër. Ndërkaq, qeni në fotografi është zbuluar tash.