Kuriozitet

Ndryshimet klimatike rrezikojnë koalat

Descriptive Text

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ndryshimet klimatike dhe rritja e nivelit të detit, rritë edhe sasinë e kripës në gjethin e eukaliptusit me të cilin ushqehen koalat, me çka rrezikohet mbijetesa e këtyre kafshëve.

Shkencëtarja Rebecca Montague-Drake, me ndihmën e administratës së Port Macquarie, në Uellsin e Ri Jugor të Australisë, ka përpiluar një raport ku thuhet se ndryshimet klimatike dhe niveli i detit në 50 vitet e ardhshme do të godasë 14 për qind të koaleve kurse për 100 vite 22 për qind të tyre.