Kuriozitet

Binjaket më të vjetra në Britani, sot festojnë 100-vjetorin e lindjes

Dorothy Sivyer dhe Kathleen Whitehead jetojnë së bashku në shtëpinë e fëmijërisë, e cila është ndërtuar nga gjyshërit e tyre. Ato kanë lindur në 28 gusht të vitit 1920.

Kathleen është disa minuta më e madhe se e motra Dorothy dhe ajo ka qenë njëherë e martuar dhe është ndarë. Ndërsa Dorothy ka tre fëmijë, si edhe gjashtë nipër e mbesa. Binjaket nga Kenti, thonë se kurrë nuk janë grindur në jetën e tyre.

Si sukses të jetëgjatësinë ata shohin të ushqyerin shëndetshëm, duke ruajtur një balancë mes verës dhe çokollatave.

“Ndihem mirë me motrën time dhe imagjinoni, po festojmë ditëlindjen tonë të 100. Ky është një rekord për familjen tonë, askush se ka arritur këtë moshë më parë”, u shpreh Dorothy, përcjell Tch të premten.