Kuriozitet

Aeroplani misterioz që u rrëzua me gjysmë toni kokainë

Descriptive Text

Një aeroplan i vogël u rrezua në një pistë fluturimi në Papua Guinenë e Re. Aeroplani nuk kishte pilot, udhëtarë e as kargo dhe ishte i regjistruar në emër të një njeriu që nuk është gjallë.

Pas disa dite, Papua Guineja e Re bëri kapjen më të madhe të narkotikëve në histori, më shumë se 500 kg kokainë, shkruan The Guardian.

Afro një javë pasi që aeroplani Cessna 402C u rrëzua në rrethana misterioze në një pistë të improvizuar jashtë Papa Lealea në kryeqytetin e Papua Guinesë së Re, policët thonë se aeroplani kishte qenë i përfshirë në një përpjekje për të kontrabanduar sasi të mëdha të narkotikëve në Australi, sasi aq të mëdha sa që e rrëzuan aeroplanin, dhe kjo është dëshmi që Papua Guineja e Re është bërë pikë transiti për sindikatat kriminele trans nacionale.

Në një operacion ku u përfshi Policia Federale Australiane, Komisioni i Inteligjencës i Australisë, dhe Policia e Papua Guinesë së Re, u kapën pesë njerëz në Queensland të Australisë dhe po akuzohen për përfshirje në përpjekjen për të importuar sasi të narkotikëve dhe asistimin e organizatave kriminele. Disa nga akuzat mund të përfundojnë me burgim të përjetshëm, transmeton KOHA.

Policia thotë se aeroplani u nis nga Queensland më 26 korrik duke fluturuar ilegalisht vetëm 915 metra përmbi tokën deri në Papua Guinenë e Re, duke u përpjekur që të mos kapet nga radari.

Por aeroplani u rrëzua kur po përpiqej të nisej prapa për në Australi, ndërsa policia ka thënë se “lakmia luajti një rol të madh ngase pesha e kokainës pat ndikim dhe aeroplani nuk arriti të ngrihej”.

Komisionari i Policisë i Papua Guinesë së Re David Manning tha se pastaj narkotikët ishin fshehur.

Mirëpo të premten mbrëma, policia shkoi atje me qe nuhatës ku u gjetën 28 paketa me kokainë që peshonin 500 kg në total.

Në një konferencë për shtyp, Mannng tha se ky zbulim, më i madhi në këtë shtet gjer tani, po tregonte se Papua Guineja e Re po përdoret si vend transit për kontrabandistët ndërkombëtarë.

Sidoqoftë, ende ka shumë mistere rreth këtij rasti. Aeroplani është i regjistruar në emër të një njeriu të vdekur, dhe ende nuk dihet shumë për rrjetin i cili e ka organizuar këtë transport.