Kuriozitet

Shëtitësit e qenve kthehen në punë

Janë kthyer në rrugët e Buenos Airesit pas 4 muajsh.

Që nga 20 marsi pronarët e qenve ishin të detyruar që vetë t’i shëtisnin qentë e tyre, dhe madje vetëm në disa blloqe, në lagjet e tyre.

E tashmë me lirim të masave në Argjentinë personat, që si punë kanë shëtitjen e qenve, janë kthyer nëpër rrugë.

Tani qentë mund të dalin për shëtitje të gjata e të shoqërohen mes vete.

Në bazë të të dhënave, Argjentina është në mesin e shteteve banorët e së cilës mbajnë numër të madh të qenve.

E shëtitësit e tyre shpesh shihen edhe me dhjetëra qen në të njëjtën kohë.

Përveç lejimit të kësaj veprimtarie, Argjentina nga e hëna ka zbutur masat duke lejuar edhe ushtrimet në ambient të hapur dhe hapjen e shumë bizneseve.