Kuriozitet

Plas lufta për “thesarin” e El Chapos, sa fiton lordi i drogës

Të ardhurat e El Chapos llogariten në 12-14 miliardë dollarë, para këto të cilat i kërkojnë Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe kartelet. SHBA mendon se po t`i shtjerë në dorë, mund t`i përdorë për të ndërtuar murin në kufi me vendin problematik fqinj.

Joaquín Guzmán vetë ndodhet në një burg-bunker në Kolorado, të përshkruar si një “Alcatraz të ditëve tonë”, ku është e pamundur arratisja. Tani, siç transmeton Shqip raportimet, që bosi i kartelit famëkeq Sinaloa është prapa hekurave, prokurorët po përpiqen të marrin në dorë pasurinë e madhe të tij.

Ata nuk shpjegojnë sesi kanë ndërmend ta bëjnë këtë, por ish kreu I zyrës kundër pastrimit të parave në prokurorinë e Manhatenit, Duncan Levin thotë se nëse El Chapo ka asete në SHBA, ato mund të gjurmohen.

Sipas ligjit amerikan të 1957, çdo aset I financuar nga para të krimit, sekuestrohet I gjithi. “Mënyra sesi ata bënin biznes ishte e hapur.

Çdo biznes me Sinaloan duket ka qenë një investim për të qenë të pastër”, shprehet ai. Megjithatë për Levin, pjesa e luanit e këtyre parave me shumë gjasë gjendet në Meksikë, dhe pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, amerikanëve do t`i duhet të bashkëpunojnë me qeverinë meksikane, që kërkon pjesën e saj.