Kuriozitet

Si në film, tentojnë të rrëmbejnë miliarderin e Kinës, i biri noton në lumë për ndihmë

5 persona janë arrestuar në Kinë, pasi tentuan të rrëmbenin një nga njerëzit më të pasur të vendit, He Xiangjian. He është një miliarder kinez dhe themeluesi i Midea Group – një prej prodhuesve më të mëdhenj të pajisjeve elektroshtëpiake.

Sipas policisë, të gjithë të përfshirët në ngjarje u arrestuan dhe askush nuk u lëndua.

Rrëmbyesit hynë në vilën luksoze të He dhe thuhet se mbanin me vete eksplozivë. Ndërsa i biri i He mundi t’u shmangej rrëmbyesve dhe më pas arriti të njoftonte policinë. Ai u largua fshehurazi nga vila dhe notoi në një lumë aty pranë për të kërkuar ndihmë, transmeton mapo raportimet.

Njerëzit në rrjetet sociale po e krahasojnë ngjarjen me skenarin e një filmi aksion.

Nuk dihet si arritën rrëmbyesit të hyjnë në vilë, kur rezidenca e miliarderit ruhet nga disa roje, 24 orë.

{gallery}