Kuriozitet

Dhjetëra majmunë ”shpëtojnë” nga një kopsht zoologjik

Rreth 70 majmunë dolën nga një kopsht zoologjik në Japoni, njoftuan mediet të hënën.

Majmunët e racës vendase, makaku, shpëtuan nga një rrethim për mbarështim në kopshtin zoologjik “Takagoyama” në provincën Chiba, në lindje të Tokios.

Sipas medieve, dyshohet se një person ka hapur një vrimë në gardh përmes së cilës dolën majmunët.

Rojat e kopshtit zoologjik dhe policia po shpresojnë se kafshët mund të joshen me ushqim gjatë vaktit të zakonshëm dhe të kapen përsëri.

Makakut janë larguar nga kopshti zoologjik edhe vjeshtën e kaluar kur rrethimi ishte dëmtuar nga një tajfun. / DPA