Kuriozitet

Roboti në Danimarkë merr strishot për koronavirus

Hulumtuesi danezë kanë zhvilluar një robot që mund të marrë strishot për koronavirus, në mënyrë që punëtorët shëndetësorë të mos i ekspozohen rrezikut nga infeksioni, shkruan agjencia Reuters.

Hulumtuesit nga Southern University në Danimarkë (SDU) dhe nga Lifeline Robotics, shpresojnë që prototipi i tyre “robot i strishove” mund të futet në përdorim për të ulur rrezikun e punëtorëve shëndetësor. Ata i ekspozohen rrezikut derisa marrin strishot nga pacientët.

Kur pacienti paraqet ID kartelën, roboti përgatit kitin për testim, merr strishot dhe i vendos në pjesën e kontejnerit ku vendosen mostrat për testim, ka shpjeguar Thiusius Rajeeth Savarimuthu, profesor i robotikës te SDU.

Në video, Savarimuthi ka testuar robotin te vetja. Ai e ka vendosur fytyrën me mjekrën e mbështetur në një pjesë të plastikës dhe e ka hapur gojën, duke lejuar robotin që të marrë strishon e fytit.

Roboti, përdor kamerat për të gjetur rrugën e duhur për te fyti, dhe është i programuar për të marrë butësisht strishot, kanë shpjeguar shkencëtarët.

“Të bëhet procedura e njëjtë disa herë dhe kjo mundëson një kualitet më të mirë të mostrave”, ka thënë Savarimuthu.

“Do të ketë kërkesë globale, nevojë globale për më tepër testime, e po ashtu do të ketë kërkesë për më tepër testime nga robotët, që të mbrohen punëtorët në vijën e frontit”, ka thënë shefi ekzekutiv i Lifeline Robotics, Soeren Stig.