Kuriozitet

Elizabeth II realizon ëndrrën e ndërprerë nga COVID-19!

Pas muajsh mbylljeje, është shfaqur imazhi i parë i Mbretëreshës Elizabeth II, e fotografuar duke ecur mbi kalë përreth kështjellës Windsor, ku sovrania së bashku me bashkëshortin, princin Philip kanë qënë të izoluar për shkak të koronavirusit, të shërbyer nga një personel i reduktuar.

Mbretëresha 94-vjeçare shfaqet ndërsa kalëron mbi ponin e racës ”Balmoral Fem”.

Kujtojmë që Britania e Madhe është vendi i parë në Europë që kapërceu 30 000 vdekje të lidhura me koronavirusin e ri, vendi i dytë më i prekur nga pandemia në botë, pas SHBA-së, sipas statistikave zyrtare të botuara.