Kuriozitet

Kina parashikon lëshimin në korrik të sondës së parë drejt Marsit

Descriptive Text

Kina parashikon të lëshojë në korrik një sondë dhe një robot të vogël të kontrolluar nga larg drejt Marsit, misioni i parë në drejtim të Planetit të Kuq, njoftoi promovuesi i projektit.

Vendi investon miliarda euro në programin e tij hapësinor. Ai ka lëshuar satelitë, parashikon të dërgojë njerëz në Hënë dhe po përgatitet të lëshojë një anije hapësinore të re.

“Objektivi ynë ishte të dërgonim sondën drejt Marsit gjatë vitit 2020”, theksoi “China Aerospace Science and Technology Corporation” (CASC), transmeton atsh raportimin e afp-së.

“Ky projekt ka avancuar ashtu si ishte parashikuar dhe ne parashikojmë një lëshim në korrik”, nënvizoi ajo në një komunikatë.

Do të duheshin shtatë muaj për të përshkuar distancën nga Toka në Mars dhe sonda kineze nuk do të arrijë në destinacionin e saj përpara vitit 2021. Distanca po ndryshon vazhdimisht, por është të paktën 55 milionë kilometra.

E quajtur “Tianwen”, misioni kinez ka tre objektiva, të vendosë një sondë në orbitën ”Martian”, ta bëjë atë të zbarkojë në Planetin e Kuq, pastaj të kontrollojë nga distanca një robot në sipërfaqe për të kryer analiza/AFP.