Kuriozitet

Vallëzim dhe dezinfektues: Klubet e natës në Kinë po fillojnë të gjallërohen

Shumica e klubeve të natës në Kinë janë kthyer në jetë ndërsa pronarët dhe konsumatorët ndjehen mjaft komod që koronavirusi i ri është vënën nën kontroll në vend. Por, dezinfektuesit, gotat e plastikës dhe maskat janë bërë pjesë e përvojës.

Te 44 KW, një klub në Shanghai për adhuruesit e muzikës elektronike, konsumatorët qëndronin pranë, vallëzonin dhe kishte pak shenja të mbajtjes së distancës sociale gjatë fundjavës.

Klubi është rihapur në mesin e marsit pasi ishte mbyllur për gjashtë javë, por u desh kohë që të kthehet në normalitet.

“Nuk kishte shumë klientë, pasi shumica e njerëzve ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre”, ka thënë pronari i klubit, Charles Guo. “Por, numri i klientëve filloi të rritej në fund të prillit”.

Por, nuk është çdo gjë si në ditët e vjetra.

Në derën e klubit kontrollohet temperatura e çdo konsumatori dhe i merren të dhënat. Stafi, përfshirë edhe sigurimi, kamerierët e shankistët mbajnë maska dhe doreza gjatë gjithë kohës. Konsumatorët nuk e kanë të obliguar të mbajnë maska, por shumica i mbajnë ato.

Disa gota janë zëvendësuar me plastikë dhe dezinfektuesit e duarve janë gjithandej nëpër klub.

Dorëzat e derës dhe tualetet dezinfektohen çdo orë, ndërsa gjithë klubi dezinfektohet çdo ditë para hapjes dhe kur të mbyllet, thotë Guo.

Klubet kanë qenë qendër të përhapjes së koronavirusit në qytetet e Azisë. Një numër i rasteve në Kore të Jugut është lidhur me klubet e natës, duke u rritur frika nga një valë e dytë e infektimeve. Korea e Jugut ka marrë vendim të mbyllë sërish klubet dhe baret.

“Unë kam shikuar me shokët e mi se çfarë lloj masave janë marrë para se të vendosja të kthehem në klub”, ka thënë 23-vjeçari Cao Douzi.

Kina, që është epiqendra e koronavirusit të ri, ka pasur një ulje të rasteve që nga marsi.