Kuriozitet

Një grua 107 vjeçare nga Irani shërohet nga koronavirusi

Descriptive Text

Një grua 107 vjeçare nga Irani, e cila ishte infektuar nga koronavirusi, e kishte mundur sëmundjen dhe ishte shëruar, raportoi agjencia e lajmeve Fars, agjenci gjysmë zyrtare e Iranit.

Gruaja, Saltanat Akbari, kishte shkuar në spitalin Khansari në qytetin Arak dhe ishte liruar nga ky spital pasi që kishte kaluar “një kohë” në izolim, raporton Reuters

“Ajo e mundi virusin me ndihmën e mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë në spital”, tha Fars.

Irani është shteti më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme me totalin prej 133,521 rasteve të infektuara dhe 7,359 vdekje, transmeton KOHA.