Kuriozitet

Hëna deformon koren e Tokës dhe lëviz kontinentet

Jo vetëm detet dhe liqenet: Hëna arrin të deformojë edhe koren e tokës duke shkaktuar të ashtuquajturat baticat e ngurta që janë në gjendje të lëvizin kontinentet sepse ato luajnë një rol aktiv në tektonikën e pllakave.

Studimi, sipas ANSA-s që e transmeton ATSH, është demonstruar për herë të parë nga kërkimi italian i botuar në revistën ”Science Review”, nga Carlo Doglioni president i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), Davide Zaccagnino i Universitetit Sapienza të Romës, Francesco Vespe, i Agjencisë Italiane të Hapësirës ( asi).

Tre studiuesit arritën të kuptojnë rolin e baticave të ngurta në tektonikën e pllakave falë të dhënave të rrjetit global të sistemit satelitor global të navigimit (Gnss), i cili përfshin si GPS Amerikan ashtu edhe sistemin Galileo Europian dhe i cili lejon matjen e shpejtësisë ‘midis pllakave madje midis stacioneve të largëta mijëra kilometra.