Kuriozitet

Pas rikthimit në shkollë, fëmijët e Hangzhou të Kinës kanë vendosur kapela për distancim social

Descriptive Text

Për t'iu ndihmuar fëmijëve ta kenë parasysh rëndësinë e distancimit social gjatë pandemisë së koronavirusit, një shkollë në Hangzhou të Kinës iu ka përgatitur disa kapela të veçanta për nxënësit në klasë.

Këto kapela janë dizajnuar dhe përgatitur prej vetë nxënësve (mbase me pak ndihmë prej prindërve të tyre) me t'u kthyer në shkollë, gjatë kësaj jave, shkruan shanghaist, transmeton KOHA.

ë përgatitura nga letra e trashë dhe materialet tjera, këto kapela krijojnë një zonë mbrojtëse njëmetërshe për filloristët e klasave të para, deri në të tretat.

Kapelat në të vërtetë kanë njëfarë ngjashmërie me kapelat e zyrtarëve të dinastisë Song.

Të dizajnuara prej themeluesit të dinastisë Song, perandorit Taizu, edhe ato kapela historike ishin të veçanta pasi synonin t'i pengonin pëshpëritjet e zyrtarëve gjatë tubimeve.