Kuriozitet

Një dritë misterioze në Shtëpinë e Bardhë

Një dritë misterioze e kuqe është shfaqur në një nga dritaret e Shtëpisë së Bardhe mbrëmjen e të dielës, dhe pas postimit të pamjeve në rrjetet sociale pati shpjegime nga më të ndryshmet.

Kamerat e televizioneve kanë fokusuar ndërtesën ikonike me një dritë të kuqe pulsuese, që dukej se vinte nga dy dritare të katit të dytë të rezidencës, transmeton tch.

Presidenti Donald Trumpm ishte në Shtëpinë e Bardhë pas turit të tij nëntë ditor jashtë vendit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhe dhe Shërbimi Sekret Amerikan nuk kanë komentuar ende se çfarë ishin ato drita të kuqe. Por në rrjetet sociale ka mijëra shpjegime e teori që nga party disco dance tek kodi rus.