Kuriozitet

Reagimi qesharak i Ahmetit kur përgatitet të flasë për pandeminë, por pyetet për politikën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë shumë intervista gjatë kësaj jave për funksionimin e kryeqytetit gjatë pandemisë COVID-19.

Por, ai vazhdimisht ka kërkuar nga gazetarët që të mos pyetet për zhvillimet politike, duke dashur që e gjithë vëmendja e tij të orientohet drejt virusit vdekjeprurës.

E, ai ka bërë një reagim qesharak kur ekipi i emisionit “038” në formë shakaje e ka pyetur atë për një çështje politike, derisa Ahmeti po përgatitej të fliste për të prekurit me COVID-19.