Kuriozitet

Shkollimit klasik po i vjen fundi në Finlandë

Finlanda është e njohur për cilësinë e arsimit dhe rezultatet e mira që kanë ndërkombëtarisht.

E veçanta e një shkolle gjithëpërfshirëse Hauho të Finlandës është mësimi në mënyrë dixhitale, e këtë ata e konsiderojnë se u ka hapur më shumë rrugët drejt rezultateve më të mira, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Nxënësit dhe studentët në këtë shkollë kanë gjithmonë me vete laptopë në vend të librave, madje ata përdorin printera 3D për të mësuar punën praktike.

Aleksis Stenholm, mësues në këtë shkollë në Finlandë, ka thënë se fëmijët në këtë mënyrë po fitojnë më shumë aftësi në teknologji, hulumtime, lexim, komunikim dhe kulturë, dhe beson se shumë shpejt hapat e tyre do t’i ndjekin të gjitha shkollat.

Për gati 2 dekada, Finlanda ka gëzuar një reputacion të pasur në sistemet më të mira të arsimit, gjithashtu në testin PISA thuajse janë ndër të parët në lexim, matematikë dhe shkencë.

Në Finlandë, nxënësit e studentët kanë pak orë mësimi, pushime të gjata dhe shumë pak detyra të shtëpisë, ndërkaq provime nuk kanë fare.

Nxënësit dhe studentët në Finlandë nuk janë më të varur nga librat, çdo gjë ata e kanë kaluar në dixhitale.

Në vitin 2016, u bë i detyrueshëm përdorimi inovativ i teknologjisë, e kjo konsiderohet të jetë pjesa më e rëndësishme e të mësuarit.

Në shkollën gjithëpërfshirëse në Hauho, ish komunë e Finlandës, që ka 230 nxënës, mësuesit relaksohen duke përdorur telefonat e tyre e këtë e kanë përcjellë edhe tek nxënësit.

Gjatë kohës së drekës, studentët mblidhen së bashku dhe përdorin telefonat për arsye të ndryshme.

Të pazakontat në shkollat finlandeze:

Mësimdhënia konsiderohet profesion i respektueshëm.

Nuk ka inspektime shkollore, mësuesit nuk vlerësohen.

Shumica e shkollave financohen publikisht.

Mësimi gjatë ditës është i shkurtër ndërsa pushimet e verës janë të gjata deri në 10 javë.

Provimi i vetëm ndërkombëtar është kur studentët në moshën 18 vjeçare vazhdojnë studimet.

{gallery}