Kuriozitet

96 vjeçarja në Teksas vdes nga koronavirusi, 102 vjet pasi motra e saj kishte vdekur nga gripi spanjoll

Një grua 96 vjeçare në Teksas ka vdekur nga koronavirusi 102 vjet pasi motra e saj më e madhe kishte vdekur nga gripi spanjoll në vitin 1918.

Selma Esther Ryan dhe Esther Hoeffner kanë lindur në Hurnville në Teksas.

Ryan ka vdekur të martën pasi ishte prekur nga koronavirusi. Motra e saj, Hoeffner ka vdekur në vitin 1918 nga pandemia e njohur si gripi spanjoll edhe pse nuk e kishte origjinën nga Spanja, transmeton KOHA.

Sipas CDC-së 500 milionë njerëz ishin infektuar nga gripi spanjoll në mbarë botën, ndërkaq kishin vdekur 50 milionë. Vetëm në SHBA, pandemia e vitit 1918 kishte mbytur rreth 675 mijë njerëz, shkruan Daily Mail.

Ryan kishte lindur tri vjet pasi kishte vdekur motra e saj. Vajza e Ryanit, Viki, ka thënë se nëna e saj kishte festuar ditëlindjen e 96-të më 11 prill.

Ajo ka deklaruar se nëna e saj u diagnostikua me koronavirus, vetëm pas vdekjes.