Kuriozitet

Natyra e krimeve po ndryshon gjatë karantinës

Descriptive Text

Jeta në karantinë nuk është duke e ndryshuar vetëm mënyrën e jetesës së njerëzve, por edhe si ndodh krimi, paralajmërojnë hulumtuesit.

Në një artikull të “The Conversation”, rrjetit te medieve jofitimprurëse që publikon rrëfime të shkruara prej hulumtuesve, lajm i mirë është se do të ketë ulje të krimeve të ndryshme. Disa vende kanë pasur ulje të krimit prej 20 për qind. Megjithatë, hulumtuesit kanë paraqitur shqetësimet për dhunën në familje dhe mashtrimet në internet.

Shkenca e krimit dhe kriminologjia mjedisore i kushtojnë vëmendje të veçantë mundësive të krimit dhe si ato ndikohen nga mënyra e jetesës. Për shembull, një njeri që del më shumë në mbrëmje, ka më shumë mundësi të plaçkitet apo sulmohet, derisa në të njëjtën kohë, edhe shtëpia e tij është më e qasshme për hajnat, shkruan “The Conversation”, raporton KOHA.
Qëndrimi ynë në shtëpi nënkupton ulje të krimeve si vjedhja e makinave dhe e shtëpive.
Lajmi i keq është se detyrimi për të qëndruar në shtëpi rrit krimet si abuzimi fizik i fëmijëve dhe dhuna familjare.