Kuriozitet

Vila më e shtrenjtë në Greqi

Në një sipërfaqe prej 7 hektarësh shtrihet vila më e shtrenjtë në Greqi. Ajo ndodhet në ishullin Mykonos dhe ka një çmim marramendës prej 23,000,000 euro, transmeton oranews.

Kjo është një vlerë e pakonceptueshme për Greqinë në krizë, por jo për ishullin.

Konceptimi i kësaj vile është 3 në 1 dhe mund të strehojë deri në 30 persona.

Aktualisht kjo pronë i përket Ioannis Georgiadis, një pronar i anijeve me ton peshku.